Me mijëra qytetarë nga Kosova që prej orëve të para të mëngjesit i janë drejtuar kufirit me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në plazhe.

Në pikën doganore të Morinës, Policia Kufitare po punon me 6 sportele dhe procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata.

T mobile In article [1]

Shëngjini dhe Durrësi mbeten dy destinacionet kryesore të pushuesve kosovarë. Duket se shtimi i rasteve në të dy shtetet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri.