Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit prej 392 testimeve të realizuara janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shënuar edhe dy viktima. Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 pacientë.

Përsa i përket rasteve të reja 22 janë regjistruar në Tiranë, 12 në Krujë, 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamze, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

T mobile In article [1]

Viktimat e regjistruara janë të moshës 67 dhe 69 vjeçe dhe janë nga Tirana.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 28801 testime për koronavirus, me çka janë konfirmuar 2893 raste pozitive me Covid-19, prej të cilëve 1657 janë shëruar, kurse 76 raste kanë përfunduar me fatalitet. Për momentin në Shqipëri ka 1160 raste aktive me Covid-19.