Kampioni spanjoll, Real Madridi planifikon të lirohet nga shumë lojtarë të cilët nuk janë në përllogaritjet e trajnerit Zinedin Zidan . Sipas gazetës “Marka”, qëllimi i kryesisë është të mbledhë rreth 180 milionë euro nga shitja e lojtarëve të panevojshëm.

Reali tashmë fitoi 43,5 milionë nga trensferet e Ashraf Hakimit në Inter dhe Çavi Sançezit në Valjadolid. Në “Santiago Bernabeu” janë të gatshëm të ndahen nga Geret Bejli dhe Hames Rodrigezi, ndërsa në listën e transferit janë edhe Oskar Rodrigez, Daniel Sebaljos, hesus Valjeho, Mariano Diaz, Braim Diaz, Andrej Lunin, Serhio Regilon, Lukas Vaskes, Martin Jodegor, Naço Fernandez, Danaiel Gomez dhe Horhe de Frutos.

Klubi mbretëror vendosi të mos e shesë Lluka Joviq, për të cilin Ajntrahtit (Frankfurt) vitin e kaluar i paguan 60 milionë euro. Sulmuesi serb sipas të gjitha gjasave do t’i huazohet një ekipi tjetër.

“Marka” shton se madje edhe nëse zbatohet plani, Reali nuk planifikon të bëjë transfere të zëshme hyrëse këtë verë.