Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo ka deklaruar se SHBA-ja është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të disa aplikacioneve, përfshirë TikTok-un.

I pyetur nëse do t’ua rekomandonte përdoruesve shkarkimin e këtij aplikacioni, Pompeo është përgjigjur: “Vetëm nëse doni që të dhënat e juaja të përfundojnë tek Partia Komuniste Kineze”, raporton AP, transmeton Koha.

T mobile In article 1

Në TikTok ishte thënë se të gjitha të dhënat janë të deponuara në server në SHBA, teksa ishte përsëritur se nuk do të largohej përmbajtja, edhe nëse një gjë e tillë kërkohej prej qeverisë kineze.

TikTok do t’i pezullojë aktivitetet në Hong Kong, pasi hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurisë, javën e kaluar.