Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, bartës i njësisë së gjashtë zgjedhore Ziadin Sela në tubimin përmbyllës sonte falënderoi qytetarët për prezencën e tyre në këtë tubim duke i siguruar se asnjëherë nuk do ta zhgënjejë përkrahjen që ata po i japin ndryshimit.

“Këtë fushatë u treguam të gjithëve se ne vijmë për t’ju sjellë paqe dhe liri shqiptarëve. Duke iu përgjigjur edhe kërcënimeve me paqe kështu do të vijmë edhe pas 15 korrikut, në paqe. E di që se keni të lehtë dhe se keni pas vështirësi, po edhe pak ditë kanë mbet ta sjellim ndryshimin dhe demokracinë. T’i japim fund monizmit 18 vjeçar e ta zhvillojmë jetën ne këtë tokë të stërgjyshërve tanë” tha Sela.

Sipas tij, shqiptarët e kanë kuptuar se kush ua solli të keqen në shtëpi prandaj edhe janë të gatshëm që me 15 korrik t’i ndëshkojnë fajtorët.

T mobile In article 1

“Harrojnë që 18 vite shqiptarët ua kanë dhënë shpatën, e Aliu me këtë shpatë i ka ra familjes shqiptare në gjysmë. E këto shqiptarë këtu do ta marrin atë shpate e do t’ia japin ne dorën e Afrimit dhe Ziadinit në mënyrë qe të ndërtohet jeta. E dalin pastaj thonë pse jo për kryeministër shqiptar. Po more, shqiptarët janë për kryeministër, ama ti Ali nuk ke qenë në gjendje një të riu shqiptar t’i japësh një vend pune e jo me t’i japësh një kryeministër” shtoi Sela.

Sipas tij pas ardhjes në pushtet të koalicionit ASh-AAA do të ndërtohet shtet i përbashkët për të gjithë në emër të barazisë së plotë, do të sigurohet drejtësi për shqiptarët dhe kushte cilësore për jetë.