Maurizio Sarri ende nuk ka vendosur se a do ta bëj një rotacion të tërë të kundër së tij kundër Romës, por shpreson që Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey të kthehen kundër Lyonit

Trajneri ka dhënë indikacione se do ta përdor skuadrën U-23 në ndeshjen e fundit të Serie A, pasi që tashmë e kanë siguruar Scudetton dhe në mesjavë humbën kundër Cagliarit me rezultat 2-0.

“Ne do ta mbikëqyrim situatën gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen. Ata të cilët kanë nevojë që të pushojnë do të pushojnë, ata të cilët duan të luajnë do të luajnë”, ka thënë Sarri në konferencën për shty.

T mobile In article [1]

Derisa Juve ka luajtur pa ndërprerë në Serie A, kurse Olympique Lyonnais ndeshjen e fundit garuese e ka luajtur më 8 mars. Juve do të përballet me francezët më 7 gusht në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk e dimë çfarë efekti do të këtë kjo. Qartësisht, ne po përballemi me rrethana të jashtëzakonshme për të gjithë dhe po përpiqemi që të adaptohemi. Për momentin mentaliteti i skuadrës sime është i madh pasi që ne e kemi fituar Skudeton”.

“Ramsey pritet që t’i bashkohet grupit në stërvitje sot, do të shohim nesër, por është një mundësi e madhe që ai të jetë gati i Ligës së Kampionëve. Për Dybala po kujdeset stafi mjekësor. Ata me kanë thënë se procesi i rikuperimit po shkon mirë, por nuk e di kur do të kthehet”.