Konglomerati i Koresë së Jugut Samsung Elektroniks (Samsung) filloi negociata me kompaninë konkuruese El-Xhi (LG) për furnizim të LCD TV ekraneve, në mes të tranzicionit të paralajmëruar ndaj prodhimtarisë të gjeneratës së re të ekraneve kuantike (QDD), lajmëroi agjencia Jonhap.

Ky paralajmërim për bashkëpunim të mundshëm vjen prejse Samsung publikoi se do ta ndërpresë prodhimtarinë e LCD-ekraneve prej vitit 2021 dhe do të fillojë me prodhimtari dhe instalim të QDD-ekraneve në televizionet e tyre.

T mobile In article 1

Analistët ekonomik vlerësojnë se kjo marrëveshje afariste mes kompanive Samsung dhe El-Xhi mund të vlejë rreth 850 milion dollarë.

Edhe pse këto dy kompani janë konkurente në tregun botëror, përvoja paraprake tregoi se ato munden me sukses të bashkëpunojnë sepse në vitin 2017 Samsung bleu ekrane 65 dhe 75 inç nga kompania El-Xhi.