Në edicionin e shtëpisë botuese “Persej” është publikuar romani “Ambasada” i autorit dhe akademik Luan Starova në gjuhën bullgare.

Edicioni bullgar doli nën titullin “Ambasador i vendit që nuk do të ekzistojë”, në përkthim nga gjuha maqedonase e Marin Petrov.

T mobile In article 1

Akademiku bullgar Anton Donçev ka shënuar se “ky libër është pasardhës i botës sonë. Ajo është thirrje për bashkim. Në të gjithë librin depërton e vërteta se problemet janë bashkë të lidhura, duke shkuar nga e kaluara projektohen në të ardhmen. Dhe se bashkëpunimi paqësor dhe krijues midis dy kombeve nuk ka alternativë tjetër”.