Laboratori për Diagnostikë Molekulare LAOR në Tetovë për vetëm 30 minuta kryen testin e rëndësishëm të Covid 19 që ndryshe njihet si virusi Korona informon TetovaSot.
Në një moment kur virusi është akoma mes nesh dhe cdo ditë kemi raste të shumta të të infektuarëve , testi është gjëja e parë që njerëzit duhet të bëjnë për të mundësuar më pas fazën e shërrimit .
Mjafton që të caktoni një termin tek Laboratori për Diagnostikë Molekulare LAOR në Tetovë në numrin e kontaktit 075 273 746 dhe më pas për 30 minuta pacientët i kanë rezultatet për të parë nëse janë pozitiv ose jo me këtë virus vdekjeprurës i cili ka nevojë të diagnostifikohet me kohë .
Laboratori për Diagnostikë Molekulare LAOR në Tetovë gjendet në rr.29 Nëntori nr.1 në Tetovë.

Tani qytetarët e Tetovës e kanë këtë mundësi të madhe që kryejnë këto teste të Covid-19 shumë afër dhe shumë shpejtë sepse bëhet fjalë për shëndetin e tyre .

Ndryshe gjatë gjithë kohës ka patur rekomandime nga institucionet përkatëse dhe protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive,që gjithë personat tek të cilët shfaqin ndonjë shenjë, që është karakteristike për COVID -19, duhet të bëjnë këto testime të nevojshme .Cdo gjë që diagnostifikohet me kohë është në të mirë të shëndetit të të gjithëve .
Cilat janë simptomat e sëmundjes me COVID-19?
Simptomat fillestare që shfaqen tek personat e infektuar me virusin COVID – 19 janë:
1. Ethe dhe temperaturë e lartë;
2. Kollitje e rëndë;
3. Vështirësi në frymëmarrje.

Sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze të cilat mund të dëmtojnë funksionin e:
• Organeve të frymëmarrjes;
• Sistemit kardiovaskular;
• Të veshkave.TetovaSot