Porositë industriale gjermanë u zmbrapsën në mënyrë të moderuar në maj dhe një e pesta e kompanive në ekonominë më të madhe të Europës thanë, në një studim të botuar sot, se i trembeshin një paaftësie paguese, duke i rritur kështu pritshmëritë për një rimëkëmbje të ngadaltë dhe të dhembshme nga pandemia e koronavirusit të ri, sipas Reuters.

Gjermania i ka rezistuar pandemisë më mirë se vendet e tjera të mëdha europiane, duke regjistruar më pak vdekje nga COVID-19 dhe ekonomia e saj ka qenë relativisht elastike gjatë më shumë se gjashtë javëve të bllokimit, falë paketave bujare stimuluese dhe një vendimi për të mbajtur fabrikat dhe kantieret e ndërtimit të hapura.

T mobile In article [1]

“Të dhënat e porosive sinjalizojnë se recesioni i sektorit të prodhimit ka kapërcyer pikën e tij të ulët”, por niveli i ulët i porosive tregon gjithashtu se procesi i rimëkëmbjes është shumë larg”, theksoi Ministria e Ekonomisë.

Marrja e porosive është 30,8% më e ulët se në shkurt, para se të vendoseshin masat e bllokimit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit dhe pothuajse 30% më ulët, sesa në maj 2019.