Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë për momentin nuk planifikon shtrëngimin e masave. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një deklaratë për Alsat tha se masat restriktive mund të rikthehen në rast se mbushen kapacitetet në spitale. Për momentin ai thotë se në të gjitha spitalet e vendit ka shtretër bosh për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi korona.

..ne po vëzhgojmë situatën, kemi vende të lira për momentin edhe në Klinikën Infektive, spitali montazh është plotësisht bosh, ka shtretër të lirë edhe në vetë klinikë një numër i mjaftueshëm në spitalin “8 shtatori” në të gjitha repartet e tjera infektive. Kështu që në këtë kohë nuk kemi njohuri, nuk ka ndonjë vlerësim se mund të ketë ndonjë njoftim se spitalet do të jenë të mbushura…por edhe nëse ndodh, sipas planit tonë afatgjatë ne kemi një sistem të objekteve spitalore rezervë për secilën prej qyteteve apo rajoneve, të cilat në çdo kohë mund të aktivizohen”-tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësis.

Filipçe thotë se nëse situata me përhapjen e virusit përkeqësohet, mund të rikthehet masa për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Por ai thotë se për momentin nuk ka nevojë për një gjë të tiilë.

Për momentin, ka protokolle për funksionimin absolut të të gjithë operatorëve ekonomikë, ndërmarrjeve, bizneseve dhe objekteve hotelerike që ishin mbyllur më parë, gjithçka që duhet është organizatorët e ngjarjeve t’u përmbahen këtyre protokolleve, qytetarët duhet ti respektojnë. Masa e vetme që mund të merret tani në këtë moment përveç kësaj që gjithçka që është në fuqi është në të vërtetë kufizimi i lëvizjes por tani për tani nuk ka nevojë të tillë”-pohoi Venko Filipce-Ministër i Shëndetësis.

Edhe autoritetet komunale të komunës më të prekur në qytetin e Shkupit, atë të Cairit vlerësojnë se nuk ka nevojë për karantinim, por aiu bëjnë thirrje qytetarëve që ti respektojnë masat për mbajtjen e maskave dhe distancës së nevojshme.

Unë mendoj se nuk ka nevojë për kërkesë për mbyllje dhe karantinim, kërkesa jonë do të ishte edhe apeli jonë do të ishte për qytetarët për të qenë të lirë të kemi lëvizje të lirë, të mbajnë maska dhe ti përmbahen rekomandime të distancës mjafton kjo që sëmundja të përhapet shumë më pak ose të mos përhapet”-tha Rami Qerimi-anëtar I shtabit të krizës në Komunën e Çairit.

Disa komuna, sikurse ajo e Dibrës ku numri i rasteve aktive është i lartë tashmë kërkuan nga Qeveria shtrëngimin e masave për të penguar përhapjen e virusit korona.

ALSAT