Ka përfunduar rikonstruimi i plotë i të gjitha 19 urave prej druri në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit. Këtë aktivitet e realizuan ekipe të Qytetit të Shkupit me donacion nga Halkbank AD Shkup.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi sot se me Halkbank, që konsiderohet një kompani me përgjegjësi shoqërore, para disa muajve e filluan rindërtimin.

“Vetë rikonstruimi përfshinte një rinovim të plotë të bazës prej druri, me materiale që janë më rezistente ndaj ndryshimit klimatike, më të qëndrueshme, si dhe rinovim të plotë të strukturës metalike dhe lyerje të sipërfaqeve metalike me ngjyre që siguron mbrojtjen e tyre kundër korrozionit. Ne i bëmë disa pjesë të urave të arritshme për çiklistët dhe personat me aftësi të kufizuara me vendosje të rampave, kështu që e bëmë parkun në dispozicion për të gjithë qytetarët tanë”, tha Shilegov.

Shilegov pret që kompanitë me përgjegjësi shoqërore, siç është Halkbank edhe në të ardhmen ta ndihmojnë Qytetin sepse të punësuarit dhe vetë kompanitë janë në Shkup dhe janë banorët e tij me qëllim që parku të bëhet një vend më i përshtatshëm dhe më i bukur.

“Duke pasur parasysh që frekuenca e qytetarëve në të është rritur seriozisht gjatë pandemisë, unë u bëj thirrje qytetarëve që ta ruajmë së bashku këtë thesar që e kemi në zemër të qytetit tonë”, tha Shilegov.

Sipas Bilall Suxhubashi, njeriu i parë i Halkbank në agjendën e aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore të bankës një nga prioritetet është mbështetja e projekteve që kontribuojnë në zakone të shëndetshme të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Parku i qytetit është padyshim vendi më i bukur në Shkup, një oazë e gjelbër, një vend për shëtitje, sport, argëtim dhe kënaqësi të qytetarëve. Sepse si bankë ne përpiqemi me aktivitetet tona me përgjegjëse shoqërore të inkurajojmë zakone të shëndetshme të jetesës dhe kontribuojmë në mbrojtjen e natyrës, me kënaqësi pranuam të ndihmojmë Qytetin e Shkupit në zbatimin e projektit për rinovimin e 19 urave në pjesën e dytë të parkut. Ky është aktiviteti i dytë i realizuar nga Qyteti i Shkupit me mbështetjen tonë, vitin e kaluar kemi përkrahur fushatën për grumbullimin falas të mbetjeve të bimëve, ndërsa me këtë të mbrohet ajri nga ndotja”, tha Suxhubashi.