Ministrat teknik dhe plotësues largohen nga Qeveria, kryeministri mbetet. I pari postin e braktisi ministri i Brendshëm, Naqe Çulev. Ai sot postin ia dorëzoi Agim Nuhiut.

“Në fund dëshiroj dhe bëj thirrje për formimin sa më të shpejtë të shumicës qeveritare, e kjo do të thotë edhe kthimin e Institucioneve në kapacitetin e tyre të plotë. Unë prej nesër kthehen në vendin tim të mëparshëm të punës në Agjencisë e inteligjencës. Pasardhësit dhe kolegut tim Agim Nuhiu i dëshiroj përzemërsisht ushtrimin e suksesshëm të detyrave të punës gjatë periudhës që vijon” ka shkruar Çulev në Facebook- deklaroi Naqe Çulev, ministër i deritanishëm në MPB.

Nuhiu për herë të dytë është në krye të MPB-së, ndërsa këtë post do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e ministrit të ri. Sipas Ligjit të Qeverisë, prej nesër nuk vlejnë vendimet e Çulevit. Të gjithë kryeshefat e emëruar prej tij, nuk do t’i drejtojnë sektorët përkatës.

E vetmja gjë që Ligji i Qeverisë nuk e parashikon është largimi i kryeministrit teknik. Oliver Spasovski shkurtimisht do të jetë edhe deputet, edhe kryeministër, njëjtë si edhe Emill Dimitrievi tre vite më parë. Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nuk do të ketë ndryshime. Në shkurt është shkarkuar ministrja teknike Rashella Mizrahi. Në këtë dikaster vetëm zyrtarisht postin e ministrit do ta marrë zëvendësi Gjonull Bajraktar. Nesër, pushojnë edhe postet zëvendësministër plotësues. Nga MPB dhe Puna dhe Politika Sociale largohen Sllavjanka Petrovska dhe Sanela Shkrijelj nga LSDM-ja. Largohen edhe kuadrot e VMRO-së Nevenka Stamenkovska, Gordana Dimitrievska Koçoska dhe Cvetan Tripunovski të cilët ishin zëvendësministra plotësues në Shoqërinë Informatike dhe Administratën, Financa dhe Bujqësi.