Prokuroria Themelore Publike Prilep formoi lëndë pas zërave kundër një objekti hotilerik në Prilep, i cili në orët e mbrëmjes më 18 korrik të këtij vitit ka organizuar aheng në të cilin kanë qenë të pranishëm një numër i madh vizitorësh, në kundërshtim me rregullat dhe masat për mbrojtje në kushte të pandemisë së shpallur nga Kovid-19.

“Duke vepruar në lëndën e formuar prokuroria kompetente ka dhënë urdhër për konfirmimin e gjendjes faktike dhe përgjegjësinë eventuale penale, si dhe sigurimin e dëshmive”, informojnë nga PTHP.

Nga PTHP informojnë se personi juridik dhe personi fizik përgjegjës në subjektin juridik dyshohen se kanë kryer vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore nga neni 206 nga Kodi penal.