Qindra gra dje kanë protestuar në Paris për shkak të emërimit të Zherald Darmaninit ministër të Punëve të Brendshme dhe Erik Dipond-Moretit, i cili është emëruar ministër i Drejtësisë, ndërsa ishte shumë kritik për lëvizjen “MeToo”.

Darmanini është nën hetim për gjoja përdhunim. Gjykata para dy viteve e hodhi poshtë rastin kundër Darmaninit, por muajin e kaluar Gjykata në Paris urdhëroi hetim të sërishëm për përdhunimin e pretenduar.

T mobile In article [1]

Protestueset kërkuan dorëheqjen e tij dhe mbajtën parulla “Qeveri seksiste, dhe hakmarrje feministe”.