Drejtoria e Kulturës dhe Arteve e Shkupit (DKASH) për më 6 korrik e paralajmëroi hapjen e festivalit të 41-të të “Vera e Shkupit”,i cili tradicionalisht fillon më 21 qershor. Për shkak të pandemisë, manifestimi veror i kryeqytetit do të organizohet në përputhje me protokollet për organizimin e ngjarjeve publike të miratuara nga Qeveria.

Edicioni i ri i “Vera e Shkupit” në rrethanat e reja të hënën në ora 20.30 në Suli Han do të hapet zyrtarisht me koncertin “Shkupi në tre ngjyra” në të cilin do të interpretojnë: Dushko Georgievski – interpretues vokal dhe flaut, Ratko Dautovski – instrumente me perkusion, Emil Adamski – kavall dhe bas akustik, Bajsa Arifovska – piano,violinë, klarinetë dhe Bllagoja Alaçki – kitarë.

T mobile In article 1

DKASH kumtoi se sipas protokolleve të publikuara, numri i publikut do të jetë i kufizuar dhe respektimi i masave të rekomanduara do të jetë i detyrueshëm: mbajtja e maskave ​​mbrojtëse, matja e temperaturës së trupit, ruajtja e distancës së përcaktuar fizike midis vizitorëve në auditor dhe dezinfektim, si dhe hyrja e publikut në Suli Han do të fillojë gjysmë ore para koncertit, pra në orën 20:00.

“Sipas protokolleve dhe me qëllim të rregullimit dhe kontrollit të numrit të spektatorëve, biletat do të shiten me çmim simbolik prej 100 denarësh. Biletat për ngjarjen do të dalin në shitje në internet në: kupipartizase.com ose në Sallonin “Jugoton “në Qendrën Tregtare të Qytetit”, kumtoi DKASH.