Tashmë kur e gjitha bota është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit, nga ky virus janë prekur edhe shumë artistë e fytyra publike.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha për t’u mbrojtur po bart maskë dhe po i dezinfekton duart.

Ajo në rrjetet sociale ka postuar një fotografi duke e bërë këtë gjë.

Bebe po ashtu u ka bërë apel edhe fansave që të vënë maskë.

Muaj më parë Bebe ka njoftuar se prindërit e saj kanë qenë të prekur nga koronavirusi por tash janë mirë.