Në Poloni, janë konfirmuar 458 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 në 24 orët e fundit, që është rritja më e madhe ditore në më shumë se një muaj, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Rritja e personave të infektuar me koronavirusin e ri është shkaktuar nga vatra më e madhe në Poloni, pra tre minierat e qymyrit në rajonin e Silesisë së Epërme. Rreth 40 për qind nga rastet e reja janë nga Silesia e Epërme.

Minatorët, deri më tani përbëjnë 16 për qind nga të gjitha rastet me Kovid-19 të regjistruara në Poloni, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 97 për qind prej tyre nuk kishin simptoma.