Një video amatore shfaq një zyrtar policor i cili i prek gjoksin në mënyrë të pahijshme një gruaje derisa po tentonte ta arrestonte, pavarësisht thirrjeve të saj që kërkonte që një police ta kontrolloj, e jo një mashkull.

Policia në Austin të Teksasit, tha Rosalinda Nuno Trevino, 40-vjeçe, ishte ndaluar për shkelje të shumta në trafik përfshirë zhurmën e panevojshme të shkaktuar me bori të veturës derisa po kalonte në të kuqen, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar nga një kalimtar rasti ku shfaq një zyrtar policor nga departamenti i policisë në Austin, i cili derisa po e kontrollonte nëse kishte armë ia vë dy herë dorën mbi gjoks gruas së prangosur.

Pasi i vendosi për herë të parë dorën mbi gjoks, Trevino dëgjohet vazhdimisht duke thënë “dua një femër të më kontrolloj”, derisa personi që e filmon policin e akuzon për keqpërdorim detyre dhe keqtrajtim.

T mobile In article [1]

Në anën tjetër zyrtarë të policisë në Austin kanë bërë të ditur se polici ka zbatuar protokollin, dhe se ka qenë e pamundur për të në ato moment t’i telefonoj një police që ta asistoj.

Madje ata pretendojnë se kontrollin e ka realizuar para veturës së policisë që është e pajisur me kamera, dhe ka vepruar brenda kornizave ligjore.