Shkalla e riprodhimit të koronavirusit të ri u rrit ndjeshëm për më pak se një javë në Bretanjë, Francë, rajon i popullarizuar te turistët, tregojnë numrat qeveritarë. Kjo interpretohet si tregues i ri për përforcim të koronavirusit në Francë.

Qeveria dje i përshpejtoi planet që të vendosë mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse, si rezultat i rritjes së infektimeve të reja me Kovid-19, veçanërisht në zona në Francën perëndimore dhe jugore, që ishin relativisht të kursyera nga piku i epidemisë në vend midis marsit dhe majit.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit të ri, të njohur si R0 është rritur në zonën e Bretanjës prej 0,92 deri në 2,62 midis 10 dhe 14 korrikut, tregojnë të dhënat e publikuara sot.

Kjo shkallë është një ndër disa tregues me të cilat autoritetet vendosin nëse t’i kthejnë kufizimet më të rrepta pasi shteti sërish filloi të hapet në maj.

Shkalla e riprodhimit të virusit prej 2,62 do të thotë se çdo person i infektuar infekton mesatarisht prej dy në tre persona. Për kontroll gradual të sëmundjes, shkalla duhet të jetë nën 1.

“Ky numër është shqetësues sepse do të thotë se epidemia përhapet sërish”, tha Erik Kames, specialist për sëmundje ngjitëse, për TV BMF.

Kovid-19 ka marrë jetën e mbi 3.000 personave në Francë. Edhe pse vendi ka numër të vogël të rasteve të vdekjeve dhe gjithnjë e më pak njerëz janë në trajtim intensiv, numri ditor të infektimeve të reja filloi të rritet para sezonit të pushimeve verore.