Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 të infektuar të rinj me Kovid-19, që është numri i parë treshifror që nga paraqitja e pandemisë.

Por, bie në dy edhe numri i rritur i testeve të bëra për 24 orë. Për dallim nga deri më tani kur maksimum janë bërë deri në 420 teste tani janë bërë 585 teste.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në Klinikën infektive, me çka numri i viktimave është rritur në 95.

Paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve të rinj, rritet numri i të hospitalizuarve ose 85, nga të cilët 10 janë në terapi intensive, ndërsa katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

T mobile In article 1

Për shkak të trendit të rritjes së personave të infektuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, spitalin “Shefqet Ndroqi” sërish e shndërron në Kovid spital.

Nga fillimi i pandemisë, në fillim të muajit mars, deri më tani janë bërë 32.938 teste, ndërsa rezultat pozitiv është regjistruar tek 3.571 persona, nga të cilët në listën e të shëruarve janë 2.014, aktivë janë 1.462 persona.

Sipas propozimit të Komitetit të ekspertëve për përballje me pandeminë, Qeveria pritet të sjell vendim me të cilin mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme, ndërsa mosmbajta do të gjobitet.