Presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski sot i vizitoi pjesëtarët e batalionit për mbështetje ushtarako-mjekësore, në suaza të Qendrës ushtarako-mjekësore.

Pas shpalljes të pandemisë së virusit Kovid-19, kumtuan sot nga Kabineti i presidentit, personeli i Qendrës në mënyrë aktive u përfshi në mbështetjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore publike. Në kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë në mars, përkujtojnë, ekipi i Qendrës ushtarako-mjekësore e vendosi spitalin manovrues para Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike “Nëna Terezë”, me qëllim që të rriten kapacitetet në rast të valës së madhe të pacientëve me Kovid-19.

“Duke e marrë parasysh numrin e rritur të të sëmurëve prej virusit, nga mesi i muajit të kaluar, personeli ushtarak-mjekësor nga qendra është angazhuar në Qendrën për shëndet publik dhe në SPQ “8 Shtatori”. Komandantja e qendrës, nënkolonelja Irena Mineva e ka informuar presidentin Pendarovski se ekipi që është angazhuar për nevojat e SPQ “8 Shtatori” është përbërë nga teknikë mjekësorë me përvojë të cilët kanë punuar në ish Spitalin ushtarak. Ata menjëherë janë sistemuar në repartin për kujdes intensiv dhe në shok dhomë, ku janë akomoduar pacientët më të sëmurë nga Kovid-19″, citohet në kumtesë.

Gjatë vizitës së Qendrës ushtarako-mjekësore, presidenti Pendarovski përmes video-lidhjes ka biseduar me reshteren më të vjetër të klasit të I Fatime Mustafovska, e cila është pjesë e ekipit të angazhuar në SPQ “8 Shtatori”, dhe e cila deri te transformimi i Spitalit ushtarak, ka punuar në repartet kirurgjike. Duke theksuar se puna me pacientët e sëmurë rëndë është shumë specifike, presidenti Pendarovski i ka porositur Mustafovskës të jetë e qëndrueshme.

“Na mbetet të besojmë se kriza me pandeminë e virusit Kovid-19 së shpejti do të përfundojë dhe se punonjësit shëndetësor, por edhe të gjithë që janë përfshirë në ballafaqimin me pasojat e pandemisë do të mund të marrin frymë dhe të lirohen nga stresi dhe nga rreziku i përditshëm”, ka potencuar presidenti Pendarovski në bisedë me Mustafovskën.

Ndryshe, për punën e qendrës, misioni itij dhe planet e ardhshme presidenti Pendarovski e ka informuar komandanten e qendrën, nënkolonelen Irena Mineva. Në prezantimin e saj nënkolonelja Mineva ka theksuar, siç qëndron në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit, se për momentin përballen me mungesë të mjekëve të mjekësisë së përgjithshme, të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen shëndetësore primare të shëndetit të garnizonëve. Qendra ushtarako-mjekësore, ka potencuar nënkolonelja Mineva, merr pjesë në sistemin e tërësishëm shëndetësor në vend, ka marrëveshje me Fondin për sigurim shëndtësor dhe përmes sistemit “Termini Im” ofron shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Si vend anëtar i NATO-s ka potencuar presidenti Pendarovski, e domosdoshme është qendra ushtarako-mjekësore të ekipohet në mënyrë adekuate dhe sikur deri tani të funksionojë pa ndërprerë.

Misioni kryesor i Qendrës është ruajtja dhe përparimi i shëndetit dhe mbajtja e gatishmërisë luftarake të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë në nivelin e nevojshëm. Përveç misionit themelor, njësia është përgjegjëse për Spitalin manovrues tokësor me Rol 2. Në vitin 2014 SMT me Rol 2 ishte vlerësuar sipas konceptit të NATO-s për vlerësim të aftësive operative dhe sipas të gjitha kritereve i mori vlerësimet më të larta. Gjithashtu, potencohet në kumtesë, personeli i qendrës ushtarako-mjekësore deri tani ka marrë pjesë në më shumë operacione paqësore, përkatësisht “ALTEA” në Sarajevë, Bosnja e Hercegovinë, në misionet “ISAF” në Kabul dhe në Majmana, Afganistan.