Ne do të donim që vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë agjendën evropiane dhe bisedimet për përparimin në negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas në konferencë të rregullt për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes nga korrespondentja e MIA-s në Athinë në lidhje me atë që Greqia pret nga qeveria e re në vendin tonë, pavarësisht përbërjes.

“Nuk do të doja të komentoja për çështjet e brendshme të një vendi, siç janë zgjedhjet, pavarësisht nga ato. Por, nga ana tjetër, ajo që do të donim, në përgjithësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, është të promovojmë agjendën evropiane dhe bisedimet për përparimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian, sepse është për të mirën e popujve të këtyre vendeve, por edhe për përfitimin e Greqia”, tha Pecas.