Pas të gjitha mosmarrëveshjeve dhe dallimeve mes shumicës qeveritare dhe opozitës jashtëparlamentare, pasdite parlamenti i Shqipërisë me 99 vota “për” gjashtë “kundër” dhe katër “të abstenuar” i miratoi reformat zgjedhore.

Bëhet fjalë për tekst të dakorduar më pesë qershor në seancën e Këshillit politik, në të cilin janë të anëtarësuar përfaqësues nga Partia socialiste qeveritare, opozita jashtë parlamentare dhe parlamentare.

Në debatin pesë orësh mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili edhe nga foltorja e Kuvendor nuk hoqi dorë nga propozimi për ndryshime kushtetuese me të cilat shfuqizohen koalicionet zgjedhore.

“Nuk ka lëshime nga propozimi ynë për shfuqizimin e koalicioneve zgjedhore, për çka janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, që do t’i sjellim në seancë më 30 korrik”, ka thënë mes tjerash Rama.

Ai shtoi se Partia socialiste nuk e udhëheq askënd tjetër pos njerëzit të cilët i përfaqëson dhe kur është në qeveri kryesohet nga obligimet që i ka ndaj këtij vendi, duke i hedhur poshtë akuzat se partia punon nën diktatin e të huajve,

“Askush nuk ka urdhëron. Dëgjova se Këshilli politik gjoja ka formuar lidhje globale me SHBA-në, BE-në, OSBE/ODIHR-në dhe nuk e di kë tjetër. Kjo nuk është e saktë. Këshilli politik është krijuar sipas vullnetit tonë, i cili ka mundësi ta shohë realitetin politik edhe jashtë kësaj hapësire. SHBA-ja dhe BE-ja kanë dhënë kontribut sepse Partia Demokratike, e cila dëshiron të vijë në pushtet nuk din të flasë shqip me shqiptarët”, akuzoi Rama.

Reforma zgjedhore, që u dakordua me ndërmjetësimin e diplomatit të huaj veçanërisht ambasadores amerikane Juri Kim, është një prej 15 kushteve për fillimin e negociuarave me BE-në.