Parkingun në Vodno gjatë fundjavës e kanë shfrytëzuar 263 automjete sipas numrit të SMS porosive të dërguara.

Autoritetet e qytetit përkujtojnë se si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme që të mundësohet rekreacion i sigurt për këmbësorët dhe çiklistët në ditët kur Vodno është më e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP “Parkingjet e qytetit” vendosën zonë parkimi në vendparkimet në Vodno të Mesme.

Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe gjatë fundjavave nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Çmimi për orën e parë kushton 100 denarë, ndërsa çdo orë tjetër – 50 denarë. Në vendparkimet është vendosur sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informuese. parkimi është falas për personat e hendikepuar, si dhe për autobusët turistikë, ndërsa parkimi në gjelbërim sanksionohet.

Qyteti i Shkupit apelon deri tek qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparikimet e shënuara.