ZV/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka kërkuar nga KSHZ-ja që tju mundësohet qytetarëve në izolim me test negativ të votojnë të mërkurën. Sipa Osmanit refuzimi i të drejtës së votës është tentim për të ndikuar në procesin zgjedhor.

2Kërkojmë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve urgjentisht tu mundëson qytetarêve në izolim me test negativ të votojnë të mërkurën. Refuzimi i të drejtës së votës është tentim për të ndikuar në proçesin zgjedhor. Ata të cilët kanë marrë VENDIM ZYRTAR ME DOKUMENT nga Inspektorati sanitar dhe shëndetësor pas datës 8 korrik tu mundësohet testim i shpejt dhe nëse janë negativ t’u mundësohet e drejta e votës. Me të drejtë pyesin njerëzit se a u shkarkua Arben Ziberi për të bërë inzhinjering zgjedhor!” ka shkruar Osmani

T mobile In article [1]

Ndryshe nesër përfundon fushata parazgjedhore dhe me 13 korrik do të votojnë personat me Covid19 me 14 korrik do të votojnë të sëmurit kronik dhe personat në burgje ndërsa me 15 korrik do të jetë ditë zgjdhje që do të zgjasë nga ora 07:00 e mëngjesit deri ora 21:00 në mbrëmje./TS/