Pa ujë nesër do të mbesin shfrytëzuesit e hotelit “Hilton” në bulevardin “Serbia” dhe nga bulevardi “Kiro Gligorov” – Salloni i Mercedesit, FON, Brikollazh, Sllavia dhe Neptun, ndërsa me presion të zvogëluar do të jenë shfrytëzuesit nga lagjja Maxhari, Hipodrom dhe Hasanbeg.

Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup, për shkak të një defekti në rrugë në bulevardin “Kiro Gligorov” tek FON-i, ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 06:00 e deri në sanimin e defektit.