Grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara të qytetarëve nuk kanë mundësi të barabarta për t’u mbrojtur, as në kohë të pandemisë me koronavirusin. Situata e këtyre qytetarëve është keqësuar, ndërsa numri i të infektuarve me Kovid-19 çdo ditë po rritet, kumtuan dymbëdhjetë organizata civile, aktivitetet të cilave kanë zbatuara analiza në terren.

Bëhet fjalë për këto organizata civile: Shoqata Qendra kombëtare rome, Romano Çaçipe, Shoqata e qytetarëve të punonjësve arsimorë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve (LIL), iniciativa për zhvillim dhe inkluzion të komuniteteve, Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESE), Stacioni P.E.T., FOndacioni IDEA Evropa Juglindore, Dielli – Asociacion për zhvillim demokratik të romëve, KHAM Dellçevë, HERA – Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim, Iniciativa e grave nga Shuto Orizara, Fondacioni Shoqëri e hapur.

Ata theksojnë se aktivitetet civile të cilat vazhdimisht janë në terren në Shuto Orizarë, si komuna më e madhe në të cilën jetojnë romë, por edhe në lagje tjera rome në territorin e tërë vendit (lagjet e Shkupit: Zllokuqan, Gjorçe Petrov dhe Saraj, si dhe qytetet: Dellçevë, Vinicë, Prilep, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë), kanë frikë se ky virus intensivisht po përhapet mes qytetarëve të rrezikuar dhe të margjinalizuar dhe se numrat do të rriten, sepse ata nuk kanë mundësi të barabarta për t’u mbrojtur. Sipas tyre, ekziston rrezik që këto komuna të bëhen vatra të reja të Kovid-19, ndërsa muajt e fundit nuk është gjetur zgjidhje për mbrojtje të qytetarëve më të rrezikuar.