Futbollistët dhe shtabi i Real Madridit nuk do të fitojnë asnjë bonus në rast se arrijnë të fitojnë titullin në La Ligë dhe Ligën e kampionëve. Kjo bazohet në krizën e pandemisë me koronavirusin, me çka ata u pajtuan të ulin pagat e tyre për 10 për qind dhe të përshëndeten me bonuset.

Deri te ulja e bonuseve ka ardhur pas negociatave mes drejtorëve dhe lojtarëve me shansin për ulje deri në 20 për qind nëse sezoni spanjoll ndërpritet. Megjithatë situata me bonuset mbetet dhe ata nuk do ta kenë fatin e sezonit 2016/17. Atëherë për shkak të titullit të dyfishtë- bonuset e La Ligës dhe Ligës së kampionëve ishin rreth 1 milionë euro.

T mobile In article [1]

Futbollistët e Real Madridit të cilët janë përfaqësuar nga kapiteni i tyre Serhio Ramos e kanë pranuar ofertën e klubit, pasi janë të vetëdijshëm për vështirësitë financiare që vijnë nga krizë e virusit. Pas vazhdimit të sezonit, ekipi madrilen po vazhdon me rezultate të shkëlqyeshme, tashmë gjendet 4 pikë para Barcelonës.