Që t’u dilet në ndihmë të gjithë bujqve të cilët dëshirojnë të parashtrojnë kërkesë për subvencione, njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të punojnë edhe sot dhe nesër.

Afati për aplikim për Programin për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2020 skadon në fund të muajit, më 31 korrik.

Ata bujq të cilët nuk mund të parashtrojnë kërkesa në mënyrë elektronike apo kanë nevojë për ndihmë gjatë plotësimit të kërkesave elektronike, mund të drejtohen në njësitë rajonale.

Në ueb faqen e Ministrisë së Bujqësisë janë publikuar edhe numrat e telefonit të udhëheqësve të njësive rajonale në mënyrë që bujqit të kenë mundësi që edhe përmes telefonit të kërkojnë ndihmë.

Në mënyrë që kërkesa të parashtrojnë sa më shumë bujq të cilët i kanë plotësuar kushtet për subvencione, Ministria gjatë periudhës së kalaur hapi edhe zyre plotësuese në komunat Rosoman, Bosilovë, Vasilevë, Novo Sellë, Obleshevë, Bogdanci, Nagoriçan i Vjetër, Mogillë dhe Novaci. Zyret janë të karakterit të përkohshëm, për nevojat e njësive rajonale të cilat kanë vëllim të madh të punës gjatë aplikimit.