Lideri i LSDM-së, në pyetjen e TV21, se si e komenton deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se pi raki para mitingut dhe pendohet për atë që ka thënë, Zaev tha:

“Nëse dikush nuk pi alkool ai është Zoran Zaev. Ai dështoi plotësisht. Kështu që Zoran Zaev mund të thotë gëzuar me verë të Maqedonisë, raki shtëpiake, por nën ndikimin e alkoolit kurrë nuk kam qenë në jetën time”, tha Zoran Zaev.

T mobile In article 1

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ishte i ftuar në Syri TV në Shqipëri i cili tha se Zaev para mitingut pi ndonjë gotë raki dhe më pas është penduar për atë që e ka thënë në miting.