Një trup i pajetë të një burri të moshës së mesme pasdite është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Rastin në polici është paraqitur nga ana e kalimtarëve të rastit të cilët e kanë vërejtur trupin në bregun “Maqedonia” në qytet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e krim teknikës të SPB Ohër, si dhe ekipi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen.

T mobile In article 1

Bëhet fjalë për personin S.J. në moshën 49 vjeçare nga Ohri. Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes.