Një burrë 67 vjeçar nga rrethina e Strumicës ka vdekur mbrëmë në Repartin infektiv pranë Spitalit të Strumicës nga humbja e përnjëhershme e oksigjenit në mushkëri, të shkaktuar nga koronavirusi, kumtoi drejtori i Qendrës për shëndet publik, Petre Vitanov.

Personi u pranua para katër ditëve në Repartin infektiv dhe nuk është nga ndonjë klaster deri tani i njohur. Anëtarët e të ndjerit janë në izolim dhe janë nën mbikëqyrje shëndetësore.

Sipas Vitanovit, rastet e fundit në rajonin e Strumicës janë të reja dhe nuk janë nga ndonjë klaster i njohur.

Sot në Strumicë janë evidentuar 34 raste të Kovid-19, prej të cilëve tre persona kanë vdekur, 15 janë shëruar, ndërsa 16 janë aktivë.