Katër persona janë lënduar në një sulm me thikë që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Bratislavë, bëri të ditur sot zëdhënësja e shërbimet për gjendje të jashtëzakonshme Alena Kërçova.

Midis të lënduarve është edhe një adoleshent, ndërsa siç bëri të ditur policia, sulmuesi është arrestuar.

Viktimat janë dërguar në spital në Bratislavë dhe asnjëri nuk është në gjendje të rëndë, shtoi Kërçova.

Spitali Universitar bëri të ditur se ka pranuar tre persona me lëndime serioze dhe se menjëherë janë operuar, po askush nuk ka qenë në rrezik për jetën.

Adoleshenti është transferuar në spitalin për fëmijë.