Një alpinist nga Shkupi pasi është ndarë nga grupi dje është humbur në Malin Sharr dhe sot rreth orës 06:00 të mëngjesit pas kërkimit që e kanë bërë dy alpinistët tjerë dhe nëpunësit policorë.

Alpinisti ishte futur në territor të Kosovës për shkak të mjegullës, ndërsa është gjetur në një kopsht në vendin “Konjushka reka”.

T mobile In article 1

“Në orën 20:40 minuta, Z.B. (41) nga Tetova në SPB Tetovë ka paraqitur se një grup prej 8 alpinistëve nga Shoqata e alpinistëve ‘Luboten’ ka lëvizur mes fshatrave të Tetovës Jeloshnik dhe Vejce dhe se alpinisti G.I. (49) nga Shkupi, i cili ishte larguar nga grupi, për shkak të mjegullës së dendur, ishte futur në territorin e Kosovës”, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Alpinisti është gjetur pa lëndime dhe në gjendje të mirë shëndetësore.