Këngëtari i famshëm shqiptar nga Tuzi  Malit të Zi, Nikollë Nikprelaj, ka mbështetur kandidatin për kryeministër shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberin nën emblemën e BDI-së së Ali Ahmetit. Nikprelaj thotë se Tuzi u bë shqiptar falë votës së bashkuar.

“Tuzi u ba shqiptar falë votes se bashkuar. Bashkohuni nen nje flamur per te votuar me 15 korrik kryeministrin e pare shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Uroj qe ta festojme se bashku kete fitore te madhe” thotë Nikprelaj në një video të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në profilet e tij.

T mobile In article 1

Ndryshe mbështetje kryeministri shqiptar në Maqedoni të Veriut merr edhe nga rajoni dhe shqiptarët e diasporës./TS/