Policia shtetërore shqiptare informon se vazhdojnë operacionet për riatdhesim dhe kthim vullnetar të qytetarëve shqiptarë nga vendet e BE-së, prejse kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar.

“Në aksionin që është realizuar në bashkëpunim me Fronteks dhe zyrën franceze për emigrim (O.F.I.I) me çarter fluturim nga Franca, në vend janë kthyer 110 shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për persona për të cilët është sjellur vendim ta braktisin territorin francez prejse u është dhënë përgjigje negative në kërkesën e tyre për azil”, citon policia.

Policia shtetërore sërish dërgon apel te të gjithë shtetasit shqiptarë t’i respektojnë rregullat për lëvizje në zonën e Shengenit dhe të mos bëjnë kurrfarë përpjekje dhe të ekspozohen në shpenzime të panevojshme, sepse Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt për shkak të së cilës “shanset për azil të qytetarëve shqiptarë janë të barabarta me zero”.

Nga paraqitja e pandemisë ky është grupi i parë i shtetasve shqiptarë të cilët internohen. Në dy muajt e parë të vitit janë kthyer rreth njëmijë, kryesisht nga Franca dhe Belgjika.