Në emisionin debativ për fushatën parazgjedhore në 24Vesti të ftuar ishin bartësit e listave në njësinë e III-të zgjedhore e mes tyre edhe ai nga BDI Bekim Neziri i cili ka elaboruar programin dhe premtimet e subjektit të tij duke thënë se falë politikave të BDI-së shqiptarët tashmë nuk njihen si njerëz të kategorisë së dytë.

“BDI është 16 vite në pushtet, atë që e ka premtuar e ka realizuar, falë politikave të BDI-së shqiptarët nuk janë kategori e dytë, gjuha përdoret gjithandej, përfaqësimi është 19.8%, ka në secilën klinikë mjek dhe personel, në gjyqësorë, në arsim e gjithandej, atë që e ka premtuar e ka realizuar por duke nisur nga fakti se jemi 16 vite në pushtet dhe qytetarët besojnë në politikat tona sigurisht nuk do na jepnin besimin”, kështu ka deklaruar Neziri ndërkohë që në anën tjetër ka pasur reagim nga ana e Igor Janushev nga VMRO i cili ka thënë se përmend vetëm të arriturat për shqiptarët, raporton Zhurnal.

“Atë që e thotë Neziri është kundërshtim pasiqë kjo nuk flet vetëm për shqiptarët por edhe për etnitetet tjera dhe ashtu si e dëgjojmë flet se atë që kanë bërë për shqiptarët dhe nëse doni të bëni ndonjë gjë bëjeni për të gjithë jo vetëm për shqiptarët duhet të ndërtojmë koncept për multietnicitet dhe të mendoni ndryshe se këtu shumica janë maqedonas”, ka replikuar kështu Janushev.

Ndërkohë që edhe Neziri i ka reaguar duke thënë se BDI është parti multietnike pasiqë në rradhët e saja ka nga të gjitha etnitetet përfshirë shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjak, rom etj.

T mobile In article 1

“Realiteti është ashtu si them dhe dua të them se BDI është parti multietnike, para 2001 për shqiptarët ka qenë në kundërshtim me atë që e them tash pasiqë para 2001 shqiptarët ishin shkelur dhe të përfaqësuar me 1% dhe nëse thoni se shqiptarët kanë pasur të drejta para ardhjes së BDI sigurisht që gënjeni, sepse unë jam prej atyre që kam përfunduar shkolllën dhe studimet në gjuhën maqedonase sepse nuk kam pasur të drejtë në gjuhën time dhe vendosja e qytetarëve tjerë si kategori kushtetuese sigurisht që është meritë e BDI-së pasiqë janë zhgënjyer nga politikat e VMRO dhe LSDM, ne jemi këtu që të ndihmojmë në këtë drejtim. Nuk mund të thoni ju ndonjë gjë kur nuk jeni të barabartë sepse para 2001 shqiptarët nuk kanë pasur të drejta, është proces që ju si VMRO jeni parti nacionaliste, në listat e BDI në zonën III kemi maqedonas sepse kemi dhënë dorën të gjithë qytetarëve, njerëzit janë zhgënjyer nga politikat e VMRO-së dhe turp është për ju që shiteni si parti e reformuar e nuk ka asnjë kandidat në listë nga nacionalitete tjera derisa në zonën e III-të kemi mbi 57 mijë vota të nacionaliteteve”, ka theksuar kështu në replikën e tij ndaj Janushevit, Bekim Neziri nga BDI.