Në vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin e lumit Jangçe në Kinë, humbën jetën ose konsiderohen si të zhdukur të paktën 141 persona.

Agjencia meteorologjike kineze bëri të ditur se shirat e rrëmbyeshëm priten edhe në pesë ditët e ardhshme në nëntë provinca, më së shumti në Seçuan.

Ushtarët kanë ndërtuar barrikada, me qëllim që të pengohet derdhja e liqenit Pojang, që mund të shkaktonte vërshime në qytetin Lushan në pjesën juglindore të provincës Xhangsi.

Për shkak të vërshimeve në këtë muaj janë evakuuar 1,5 milionë persona.