Paradite këshilli plotësues pesëanëtarësh zgjedhor, i përbërë nga punëtorët shëndetësorë, e filloi votimin e të sëmurëve nga kovid-19 dhe personave në vetizolim në komunën e Strumicës. Për votim janë paraqitur gjashtë persona, të gjithë nga fshati Dabile, të cilët deri tani kanë votuar në dy vendvotime.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat sipas protokollit për mbrojtje, si të anëtarëve të këshillit zgjedhor, ashtu edhe të votuesve”, informoi kryetari i Komisionit zgjedhor komunal në Strumicë, Tomisllav Andreev.

Në Strumicë në Listën zgjedhore janë regjistruar 49.341 votues, të cilët të drejtën e tyre e votimit do ta realizojnë të mërkurën në 83 vendvotime.

T mobile In article 1

Ndryshe, në komunat Strumicë, Vasilevë, Bosilovë, Novoselloë, Radovish dhe Konçe për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë paraqitur 1.416 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe shtatë në vetizolim.

Të drejtë vote në këto gjashtë komuna kanë mbi 110.000 qytetarë në 192 vendvotime.