Në rajonin e Tetovës, gjithsej 80 persona janë paraqitur për të votuar sot për shkak të nevojës për të qenë në shtëpi në izolim ose të sëmurë nga Kovid-19. Shumica, 55 janë brenda komunës së Tetovës, ndërsa në Tearcë janë tetë. Nga pesë janë në komunat Jegunovcë, Zhelinë dhe Bërvenicë dhe vetëm dy në komunën e Bogovinës.

Të drejtën e tyre të votës nga shtëpia prej nesër do të mund ta realizojnë 192 persona në të gjitha gjashtë komunat e Tetovës. Tetova ka me shumë 81 persona, Jegunovcë 41, Bërvenicë 18, Bogovinë 22, Tearcë 29 dhe Zhelinë një person.

T mobile In article 1

“Komisioni zgjedhor për Komunën e Tetovës në ditën e zgjedhjeve ka planifikuar dislokimin e disa vendvotimeve. Të gjitha vendvotimet që kanë qenë të vendosura në ndërtesën e NPK Tetovë në tregun e qytetit janë dislokuar në shkollën fillore “Bratstvo” – objekti Qendra sportive, ndërsa të gjitha vendvotimet në komunën e Tetovës janë zhvendosur në shkollën fillore “Liria”, kumtuan sot nga KKZ-ja e Tetovës.

Komuna e Tetovës ka maksimum 84.454 votues, të cilët mund të votojnë në 117 vendvotime, ndërsa më e vogla është komuna e Jegunovcit me 10.1168 votues.