Dje në orët e pasdites, personi me inicialet I.B (43) nga Kërçova në stacionin e policisë ka lajmëruar se duke kryer punë ndërtimore në shtëpinë e tij në Rashtan të Epërm ka gjetur dy granata të pashpërthyera, informojnë burime policore.

Gjatë mbikëqyrjes nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim është vërtetuar se bëhet fjalë për granata dore me origjinë italiane të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Të njëjtat më pas janë dorëzuar për procedurë të mëtejme, thonë nga policia.