Të paktën 23 trupa janë gjetur në një varr masiv në afërsi të stacionit lokal të policisë në Guadalajara, qyteti i dytë për nga madhësia në Meksikë, bënë të ditur nga prokuroria.

Prej 23 trupave, tre janë identifikuar dhe familjet e viktimave janë njoftuar, bëri të ditur prokuroria, duke shtuar se varri masiv gjendet ndërmjet dy shtëpive në afërsi të stacionit lokal të policisë në periferinë e Guadalajaras.

Në atë pjesë të Meksikës, janë gjetur gjithsej 487 trupa në disa varre masive.

Pjesa perëndimore e Meksikës është cak i dhunës më shumë se pesë vite, për shkak të pranisë së kartelit të fuqishëm lokal të drogës.