Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në Manastir deri ora 15 kanë votuar 39,5 për qind nga gjithsej 81.488 persona të regjistruar me të drejtë vote.

Në Manastir dhe rrethinë votohet në 169 vendvotime.

Paralelisht me procesin zgjedhor, në Manastir prej orës 7 është hapur edhe zyra e Avokatit të popullit për paraqitje të lëndimit eventual të së drejtës së votimit.

Deri ora 21 qytetarët mund ta shfrytëzojnë edhe numrin e telefonit 047 242-310, informojnë nga zyra e Avokatit të popullit në këtë qytet.