Në maj të këtij viti vendin e kanë vizituar 838 turistë ose 99,2 për qind më pak se vitin e kaluar. Siç tregoi enti shtetëror për statistikë, janë realizuar gjithsej 4.946 bujtje që është 97.6 për qind më pak.

Sipas statistikës, numri i turistëve vendor në maj të vitit 2020 në krahasim me majin e vitit 2019 është zvogëluar për 97,8 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 99,7 për qind. Numri i bujtjeve të turistëve vendor, sërish, është zvogëluar për 96,7%, ndërsa numri i bujtjeve te turistët e huaj për 98 për qind.

T mobile In article 1

Në periudhën janar-maj të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është zvogëluar për 63,2 për qind dhe atë: te turistët vendor ka zvogëlim për 58,2 për qind ndërsa te turistët e huaj për 65,6 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është zvogëluar për 62,3 për qind dhe atë: te turistët vendor ka zvogëlim për 56, ndërsa te të huajt për 66 për qind.