Protestues ultra-ortodoksë u mblodhën mbrëmë në një lagje në Jerusalem, ku masat për karantinë janë në fuqi, për të protestuar kundër kufizimeve, ndërsa një pjesë e tyre u përleshën me policinë.

Rreth 400 njerëz protestuan mbrëmë vonë në zonën e Jerusalemit, Romema.

Disa prej tyre u përleshën me policinë dhe i vunë zjarrin një grumbulli të madh mbeturinash. Policia izraelite konfirmoi se të paktën një person është arrestuar.

T mobile In article 1

Ndërsa vendi përballet me një rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet izraelite kanë filluar vendosjen e kufizimeve për disa qytete dhe pjesë të qyteteve që janë më të goditura nga pandemia.

Shumica e këtyre zonave janë ultra-ortodokse, ndërsa banorët e tyre konsiderojnë se ata veçohen padrejtësisht si veçanërisht të rrezikshme për sa i përket përhapjes së virusit.