Në Itali, ku vatra të Kovid-19 janë vërejtur pothuajse në të gjitha rajonet, mosha mesatare e personave të infektuar tani është rreth 40 vjeç, përderisa në periudhën më të vështirë të epidemisë në atë vend ishte mbi 60 vjeç, kumtoi Ministria italiane e Shëndetësisë dhe Instituti i lartë për shëndet.

Mosha mesatare e të infektuarve tani është rreth 40 vjeç, përderisa në mars dhe prill ishte mbi 60 vjeç, që mund të jetë tregues për shprehitë të cilat njerëzit i ndërruan pas masave disamujore restriktive, me ç’rast personat më të moshuar janë më të kujdesshëm, përderisa të rinjtë takohen, përshëndeten dhe përqafohen, shkruan “Koriere dela sera”.

Italia dje vendosi karantinë dyjavëshe për ata të cilët arrijnë nga Rumania dhe Bullgaria, si rezultat i të dhënave epidemiologjike në ato vende, që është rasti i parë i këtillë në suaza të BE-së pas hapjes së kufijve të Unionit më 1 korrik.

Paraprakisht, Italia i shtoi Serbinë dhe Malin e Zi në listën e 16 vendeve nga të cilat është ndaluar hyrja, përfshirë edhe BeH-në dhe Maqedoninë e Veriut.