Në Indi në katër ditët e fundit janë regjistruar më shumë se 100.000 njerëz të infektuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 28.498 raste të reja, si dhe 553 vdekje.

T mobile In article 1

Që nga fillimi i pandemisë, në Indi ka patur 906.752 të infektuar, 23.727 njerëz kanë vdekur, ndërsa 571.000 janë shëruar.

Në vend deri më tani janë kryer më shumë se 12 milionë teste.