Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër janë regjistruar dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa betejën me virusin e rrezikshëm e ka fituar edhe një pacient.

Me personat të diagnostifikuar të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 175. prej tyre, pesë janë nga Qendra Zhupë. Janë shëruar 58 pacientë, kanë vdekur pesë, ndërsa aktivë janë 112 persona. Rreth dhjetë janë hospitalizuar në Klinikën infektive dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Nga njumri i përgjithshëm, 124 janë në fazën e dytë të sëmundjes, pasi me rastin e regjistruar në fshatin Kosovrast i Poshtëm, më 5 qershor, sëmundja sërish, pas 50-të ditëve, u kthye në këtë rajon.

Shtabi operativ komunal në takimin e djeshëm e vlerësoi gjendjen epidemiologjike si shumë kritike, me përhapje të përditshme të infektimit.