Autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut komunikuan sot se për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, kishin regjistruar rritje ditore prej më shumë se 10.000 rasteve të reja me koronavirus.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 187.977, duke e bërë këtë vend tani më të rrezikuar në Afrikë, transmetojnë mediat amerikane.

T mobile In article [1]

Në kontinentin “e zi” janë aktualisht më shumë se 450.000 njerëz të infektuar.

Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Afrikën e Jugut është më shumë se 3.000.